Aktuale

Basha: Droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha sot se droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Basha shprehet se kryeministri deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij.

“Tani që BE ka venë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë”, tha ai dhe shtoi se droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

“Vetëm kryeministri  bën sikur nuk e kupton. Shqipëria me mirë pa Edi Ramën”, deklaroi  Basha./KosovaPress/