Rajon & Botë

Basha: Hapja e negociatave me BE-në do të bëhet nga Partia Demokratike

Në një deklaratë për mediat fill pas publikimit të progres – raportit të KE-së që miratoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, por me disa kushte, kreu i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi vendimin e KE tha se ky vendim i dedikohet njerëzve të thjeshtë, por sipas tij do të jetë partia që drejton ajo që do të nisë procesin e hapjes së negociatave.

 “Rekomandimi për hapjen e negociatave është një lajm i shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Urojmë që ky rekomandim të kthehet sa më parë në një vendim të Këshillit Europian për hapjen e negociatave.

Kjo është një fitore e qytetarëve shqiptarë. Besojmë tek e ardhmja e vendit. Hapja e negociatave do të jete fillimi i një rruge të gjatë, por të pakthyeshme. Sot ka një ditë shpresë për shqiptarë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.  Ja dedikoj këtë arritje dhe ja njoh si merite njerëzve të thjeshtë. Ka qenë presioni i tyre që politika të ndërmarra hapat për integrim.

Reformat e thella që ne ndërmorëm hodhën guret e themelit dhe ndërtuan konturet e këtij procesi, përmes asociimit dhe përmbushjes së kritereve të asocimit. Natyrisht vlerësoj edhe kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Rruga që kemi përpara është e vështirë. Sfida na presën, zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e politikës me krimin.  PD dhe unë jemi të vendosur të jemi në krye të këtyre përpjekjeve.

Kjo rrugë do kalojë përmes disa sfidave që kryeministri refuzoi të pranojë. Sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sfidë kaq e madhe është lufta kundër korrupsionit. Ndaj dua të siguroj qytetarët shqiptare se PD, partia e interesit dhe integrimit do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces të endrrës tonë europiane dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi ne do tia dalim.

Ai theksoi se sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Sfidë tjetër mbetet lufta kundër krimit, kundër korrupsioni, fusha në të cilat Shqipëria nuk ka bërë përpara. PD do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE-më.

PD e vendosuir të japë kontributin e saj. Dy reforma të vlerësuara nga KE do të ishin të pamundura pa konsensusin tonë. A ka shqiptar, i djathtë apo i majtë, që mendon se Shqipëria mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe të ndershme?

A mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa prerë lidhjet e politikës me krimin, pa zbatimin e dekriminalizimit?”, tha Basha.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama, i cili shtriu sot dorën e bashkëpunimit dhe me opozitën, Basha tha se edhe kur e ka patur dorën grusht dhe gjuhën e helmatisur, opozita ka bërë gjithçka për të nesërmen evropiane të Shqipërisë.

“Edhe kur dorën e ka patur grusht edhe kur gjuhën e ka patur të helmatisur kjo opozitë dhe ky kryetar kanë bërë githçka për të nesërmen evropiane të Shqipërisë. Ndaj kemi qëndruar fuqishëm për vlerat themelore të BE-së”, tha Basha.