Aktuale

Basha reagon për çmimin e ujit: S’kanë mëshirë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me çmimin e ri të ujit në Tiranë duke thënë se “i njëjti grusht politikanësh nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve”.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI. Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve”

” Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja. PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shkruan Basha në profilin e tij të “Facebook”.

the authorE B