Aktuale

Basha takim të stërzgjatur me përfaqësues të medias, ja çfarë thotë për përjashtimin e Fufit

Më shumë se 4 orë zgjati një takim i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me përfaqësues të medias lidhur me ato që i konsideron si tre emergjencat për vendin, luftën kundër krimit, drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Diskutuam për tre problematikat më të mëdha. Gjatë këtij takimi prej më shumë se 4 orësh më shumë dëgjova.

Nga ky takim dal dhe më i inkurajuar dhe i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe, solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kanabizimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

I pyetur lidhur me përjashtimin e deputetit Mhill Fufi nga grupi parlamentar, Basha tha: “Për këtë çështje ka pasur komunikim dhe do ketë dhe komunikime të tjera”.