Aktuale

Bashkëjetesë me një të mitur, arrestohet i dyshuari

Një person nga Klina i komunitetit ashkali ka raportuar dje në Polici së i dyshuari i po këtij komuniteti e ka marrë vajzën e tij të mitur dhe të njëjtën e ka dërguar në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima ka shkuar tek familjarët e saj./KP