Aktuale

Bastisje në Mitrovicë, konfiskohen 300 fara kanabisi arrestohet një person

Njësitet e Policisë së Kosovës për luftimin e narkotikëve kanë zhvilluar një aksion të bastisjes në Mitrovicë, ku edhe kanë gjetur fara 300 fara të kanabisit.

Ky aksion policor kundër prodhimit dhe përpunimit të narkotikëve është kryer me një vendim të gjykatës kompetente.

“Me vendim të gjykatës njësiti i DHTN-së në Mitrovicë-veri ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 300 fara të kanabisit”, njofton policia.

Bëhet e ditur se personi që i janë gjetur farat e kanabisit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus