Tech

Bateria që mbushet për 12 minuta

Teksa përpjekjet e vazhdueshme me dizajnin e telefonit apo përmirësimin e programit ka çuar në një pikë që bateria e telefonit zgjat maksimumi një ditë me një mbushje të vetëm, ka ende punë për tu bërë, përderisa në të ardhmen po shkojmë drejt Realitetit Virtual dhe të Shtuar.

Për këtë qëllim, Samsung thotë se është shumë afër krijimit të një baterie më të mirë, falë përdorimit të grafenit në vend të litiumit, që aktualisht ushqen pjesën më të madhe të telefonave dhe makinave elektrike.

Një bateri e tillë thotë kompania mban 45% më shumë se bateria e litiumit duke u karikuar plotësisht në vetëm 12 minuta. Gjithashtu ajo arrin të mbajë një temperaturë të qëndrueshme prej 60 gradë Celcius, e cila është thelbësore në makinat elektrike, transmeton tch.

Pra, kur mund të prisni një bateri më të mirë në telefonin tuaj? Samsung nuk e ka bërë ende të ditur ndonjë periudhë kohe. Ajo që dimë është se kompania ka aplikuar për dy patenta në teknologjinë e saj.

the authorE B