Sport

Bayern Munich zyrtarizon trajnerin permanent

Bayern Munich ka zyrtarizuar trajnerin permanent të skuadrës.

Në një kohë të vështirë, kur të gjithë po luftojnë me pandeminë Covid 19, Bayern Munich është kujdesur të kryej disa punë të brendshme të klubit.

Sot, kampionët e Bundesliga kanë njoftuar se Hansi Flick është emëruar edhe zyrtarisht si trajner permanent i skuadrës.

Flick ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

Hansi Flick zëvendësonte të shkarkuarin Niko Kovac dhe ishte në stolin e Bayern vetëm me detyrë të përkohshme.

Lojërat e tij duket se janë pëlqyer nga bordi drejtues i skuadrës që tashmë i ka dhënë atij kontratë afatgjate.