ShowBiz

Bebe prezanton dashurinë e jetës (Foto)

Pushimet kanë filluar edhe për këngëtaren e njohur Bebe Rexha.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory.

Bebe është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të njohura e cila suksesin e saj e ka arritur në arenën ndërkombëtare.

Në krahasim me yjet e tjera të estradës, Bebe deri më tani nuk është përfolur për jetën e saj private. Në këtë aspekt ajo ka qenë më e rezervuar.

Por së fundmi në këtë fotografi nga pushimet, Bebe prezanton dashurinë e jetës së saj.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull.

Bëhet fjalë për nënën e saj.

“Dashuria e jetës sime”, kishte lënë mbishkrim Bebe në këtë fotografi e cila reflekton shumë dashuri mes nënës dhe të bijës.

Kujtojmë se “The Way I Are (Dance Ëith Somebody)”, është projekti i fundit nga Bebe në bashkëpunim me reperin e njohur Lil Ëayne./Gazeta Express/

the authorE B