ShowBiz

Bebe Rexha: Më kanë kërkuar dorën në moshën 16-vjeçare

“Më kanë kërkuar dorën në moshën 16-vjeçare dhe kjo është normale”, është shprehur këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë. Ajo në një intervistë për “The Staitstimes”, flet për karrierën e saj, por edhe rrënjët e saj shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Në intervistën e saj përmendet se është një nga tre këngëtaret më të njohura me rrënjë shqiptare, së bashku me Rita Orën dhe Dua Lipën.

Ajo ka folur edhe për kulturën shqiptare. “Më kanë kërkuar dorën në moshën 16-vjeçare dhe kjo është normale. Megjithatë, unë kam zgjedhur tjetër rrugë dhe kam luftuar për atë çfarë kam besuar. Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam”, është shprehur këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha ka lindur në Nju Jork të SHBA-së, derisa ka rrënjë shqiptare. Ajo ka shumë hite në karrierën e saj.