ShowBiz

Bebe Rexha me vallëzim atraktiv në prapaskenat e klipit “Baby I’m Jealous”

Bebe Rexha ndau me ndjekësit video nga prapaskenat e klipit të ri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po e shijon suksesin e projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Kënga “Baby I’m Jealous”, të cilën e solli në duet me Doja Cat, është pritur mirë në publik dhe dy artistet kanë marrë komente pozitive për të.

Së fundi, Bebe ka postuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke bërë vallëzim atraktiv nën ritmet e këngës.

Projekti “Baby I’m Jealous” është publikuar më 9 tetor dhe deri tani ka marrë mbi 13 milionë klikime në YouTube.

Kënga po kryeson tabelat muzikore dhe për këtë fakt, Bebe Rexha është shprehur shumë e lumtur.

the authorGazetaKNN