ShowBiz

Bebe Rexha rrëmben vëmendje me imazhet e reja pas ndryshimit në dukje

Bebe Rexha erdhi joshëse në fotografitë e fundit.

Bebe Rexha është ndër artistet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Artistja, aktualisht po shijon suksesin e këngës “Baby I’m Jealous”, të cilën e solli në bashkëpunim me Doja Cat.

Në videoklipin e kësaj kënge, këngëtarja u shfaq me dukje të re, pasi ngjyrosi flokët të kuqe dhe duket shumë tërheqëse.

Në fotografinë e fundit, Bebe pozoi  me një bluzë të shkurtër të zezë dhe një palë syze të errëta, teksa flokët i kishte të shthurura.

Artistja pranoi komente të shumta nga ndjekësit, të cilët po e pëlqejnë ndryshimin e fundit të saj.

Kujtojmë se projekti “Baby I’m Jealous” nga Bebe Rexha ka marrë mbi 19 milionë klikime në kanalin YouTube.

the authorGazetaKNN