ShowBiz

Befason Argjentina, i blen djalit veturë BMW për ditëlindje (Foto)

Pak ditë më parë, djali i Argjentina Ramosajt e Dukagjin Fetahut, Noah, festoi ditëlindjen e parë.

Përtej festimeve të ditëlindjes pas mesnate me tortë, nga çifti nuk është se u zbulua më shumë për dhuratat e menduara.

Por me kalimin e ditëve, ka qenë vetë këngëtarja Argjentina Ramosaj ajo që ka treguar dhuratën fantastike që pa dyshim do e ëndërronte secili djalosh.

Një veturë me bateri ishte zgjedhja e prindërve për Noah i cili përkundër moshës fare të vogël ka befasuar me aftësitë dhe pasionin për veturat.