Sport

Befason Perez: Nuk e duam Neymarin as Mbappen

Florentino Perez ka ‘dëshpëruar’ tifozët e Real Madrid me deklaratat e tij të fundit lidhur me merkaton e verës.

Presidenti i Real Madrid ka bërë të ditur se përfaqësuesit e skuadrës së tij nuk kanë biseduar akoma me Paris Saint Germain.

Ai ka insistuar se skuadra e tij nuk është e interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappe apo Neymar, duke hedhur poshtë kështu zërat që lidhin dyshen me Madridin.

“Unë nuk kam folur me Zidane rreth Mbappe ose Neymar. Nuk kam folur me askënd” ka thënë Perez gjatë një interviste me ‘El Transistor”, transmeton lajmi.net.

“Nuk kemi diskutuar as me Mbappe, dhe as nuk do ta bëjmë. Vitin e kaluar kemi thënë se nuk i duam ata, dhe situata qëndron njësoj edhe këtë vit” ka thënë tutje ai.

“Nëse duam ndonjë lojtar, ne bisedojmë me skuadrën e tij” ishin fjalët e Perez.

Pasi e mbyllen sezonin në vendin e tretë në La Liga, me 19 pikë më pak se Barcelona, Real Madrid po përgatiten për një ‘rindërtim’ në skuadër. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli