ShowBiz

‘Bëhet e gjallë’ Elvana Gjata, publikon këngën e re dhe duket ‘fatale’

Pas një heshtje dy javore nga ngjarja që tronditi zonën e ish Bllokut ka reaguar këngëtarja Elvana Gjata.

Nga ngjarja e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ ku u përfshi dhe Elvana së bashku me partnerin e saj mbeti i vrarë nëj person dhe dy të tjerë u plagozën. Dy ditë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim këngëtaren e cila u largua nga vendi.

Në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata, për të cilin u tha se u konliktua me viktimën Fabian Gaxha pasi ky i fundit i hodhi fjalë këngëtares dhe bëri disa gjeste të pahijshme.

Po ashtu edhe komandoja Bilo dhe miku i tyre Fabio Alushi janë në kërkim ndërsa pas ngjarjes kanë mbetur të plagosur biznesmeni Vis Martinaj dhe Eljon Hato.

Tashëm ka një sinjal prej saj dhe ka qenë producenti i saj i huaj që publikoi këngën më të re ‘Shade’ ku Elvana duket tmerrësisht sexy.

Këngëtarja duket se ka gjetur mënyrën më provokuese për të thyer heshtjen.

the authorE B