Arsim & Kulturë

Bëhet hapja zyrtare e “Prishtina International Theater Festival 2017” në AAB Teatrin ‘Faruk Begolli’

Është bërë hapja zyrtare e festivalit të parë Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival 2017″ (PITF 2017), në AAB Teatrin ‘Faruk Begolli”.

Në një konferencë për media, Ilir Tafa, drejtor i festivalit “Prishtina International Theater Festival 2017”, tha se këtë festival e kanë organizu pasi që ka mungesë të festivaleve të teatrit në Kosovë.

“Më herët ka pasur inciativa, ka pasur festivale të ndryshme, ndërsa kohëve të fundit janë ndërprerë organizimi i festivaleve. Më shumë kemi festivale për filma, kurse për teatër, momentalisht jemi të parët që do ta kemi një Festival Ndërkombëtar”, tha drejtori Tafa.

Ai njoftoi mediat se në këtë festival do të jenë shtatë shfaqje, gjashtë nga të cilat do të garojnë për shpërblimet e festivalit si shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori/aktorja më e mirë, për rol kryesor si dhe për rol epizodik.

Drejtori Tafa foli edhe për trupën e jurisë që do të jetë në këtë festival, e cila do të përbëhet tri jurive të ndryshme.

“Juria qendrore që do t’i zgjedh çmimet kryesore, aktorin/aktoren më të mirë, shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë. Poashtu, do ta kemi edhe jurinë e mediave, e cila do të përbëhet nga mediumet tona kryesore elektronike. Do ta kemi edhe jurinë e studentëve, pasi që këtij festivali dëshirojmë t’i japim edhe frymë studentore, pasi që Teatri AAB është në kuadër të Kolegjit AAB”, theksoi drejtori i festivalit PITF 2017, Ilir Tafa.

Ndërsa, drejtoresha artistike e festivalit, Burbuqe Berisha, në këtë konferencë për media tha se në mungesë të ballafaqimit të teatrove të Kosovës me teatrot e botës, festivali PITF 2017 është i pari në vend që jep mundësi “të ballafaqohemi edhe me artet e kulurat e ndryshme teatrore që vijnë nga rajoni, edhe nga bota”.

“Është shumë e vështirë që të siurohen këto shfaqje, pasi që i dimë kostot e shfaqjeve teatrore që janë shumë më të larta se sa të organizohet një festival filmi, sepse kemi të bëjmë me ekipe dhe njerëzit të cilët vijnë e akomodohen këtu dhe rrijnë pak më gjatë. Jemi mundu të sjellim shfaqje dhe produksione shumë të mira, që të jenë sa më atraktive edhe për shikuesin kosovar dhe mendoj se ka me korrospodu mjaft mirë me shikuesit tanë”, tha drejtoresha Berisha.

Ajo foli edhe për shfaqjet që do të jepen gjatë festivalit PITF 2017 në AAB Teatrin ‘Faruk Begolli’, duke thënë se aplikimi ka qenë i hapur, ndërsa seleksionimi i shfqjeve që do të marrin pjesë në këtë festival nuk ka qenë edhe i lehtë.

Drejtoresha artistike e PITF 2017 tha se ky festival është me 99% vetfinancim nga AAB Teatrit “Faruk Begolli” dhe ka shpërblimet më reprezentavive të festivaleve në rajon.

“Me plot guxim e them këtë, sepse për rolin kryesor, ka një vlerë monetare prej 2000 eurove, për rolin epizodik, ka një vlerë monetare prej 1000 euro dhe shfaqja më e mirë 500, regjia më e mirë 500. Kjo është një kosto goxha serioze për festivalet garuese. Unë mendoj se në rajon nuk ka festival që jep me vlerë monetare kaq të lartë. Kjo ka qenë një atraktivitet edhe për shumë që kanë qenë të interesuar, sepse ne, në një far forme gjithmonë i neglizhojmë aktorët, e ata i japin shqpirt teatrit, pavarësisht regjisorëve, pasi që edhe une i takoj botës së regjisorëve, aktorët janë ata të cilët i japin frymë dhe shpirtë një vepre të caktuar artistike teatrore”, tha ajo.

Ndërkaq, aktorja kroate e shfaqjes që do të jepet sonte “Dhe jetuan të lumtur”, Mia Krajcar, foli për historikun si dhe temën që trajton kjo shfaqje. Ajo tha se është shumë e lumur që janë pjesë e këtij festivali dhe që kanë ardhur në Prishtinë me këtë shfaqje.

“Shpresoj që kjo shfaqje të ketë përkrahje edhe me shikueshmëri për të tjerat mbetet sonte të shohim se si do të jetë”, tha aktorja Krajcar.

Shfaqja e parë që do të jepet në “Prishtina International Theater Festival 2017” është ajo “’Dhe jetuan të lumtura…?”, e cila do te jepet sonte me 16 tetor në ora 20:00. /Gazeta KNN