Aktuale

Behgjet Pacolli i dëshpëruar, paralajmëron…

residenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se seanca e sotme ishte një fushatë elektorale. Ai është shprehur i dëshpëruar me seancën e sotme duke paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në seanca të ngjashme.

“Ishte një fushatë elektorale dhe pas asnjë respekt për funksionin e deputetit. AKR vazhdon të jetë pjesë e koalicionit LAA, por AKR është kundër çdo bllokade. Askush nuk ka drejtë të ndalë shtetndërtimin”, ka thënë Pacolli pas përfundimit të seancës, transmeton ‘Indeksonline’.

I pari i AKR-së, ka thënë se po të kishte më shumë deputetë, situata, sipas tij, nuk do të ishte bllokuar asnjëherë.

the authorE B