Rajon & Botë

Belgjikë: Hetim për një të dyshuar, e mundshme sulm terrorist

Prokuroria belge ka bërë të ditur se është në kërkim të një dyshuari të ri nga hetimet për terrorizëm, duke shtuar se ka frikë për një sulm të mundshëm.

“Edhe më tej po hetojmë për disa terroristë të dyshuar. Ata janë gjendur ndoshta në një situatë nga e cila vështirë mund të dilet dhe për këtë kemi frikë se mund të pasojë veprimi I njëjtë si më 22 mars të vitit 2016”, ka thënë në televizionin VTM Erik Van Der Sipt, zëdhënës i zyrës së prokurorit federal, transmeton AFP.