Sport

Bellerin dëshiron largimin nga Arsenal

Hector Bellerin pritet të largohet nga ‘Emirates’.

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Arsenal gjatë merakatos së verës.

Anësori i djathtë është gati të shtyjë për largimin e tij, bëjnë të ditur raportime nga ‘Sky Deutschland’, transmeton lajmi.net.

Mungesa e progresit te skuadra londineze ka bërë që te lojtari të rritet pakënaqësia.

Më parë, Bellerin është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Inter, por së fundmi nuk ka ndonjë skuadër që shihet si destinacion më i mundshëm.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Bellerin gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/