Sport

Berisha ka një mesazh për gjithë lojtarët që kanë mundësi të zgjedhin Kosovën

Mesfushori shqiptar i Red Bull Salzburg, Valon Berisha, e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të që të marrë vendimin nëse duhet të vazhdojë të luajë për Norvegjinë apo të vijë të përfaqësojë vendin e tij, Kosovën.

Berisha ishte pjesë e Kombëtares A të Norvegjisë që nga viti 2012 ku ka bërë 19 paraqitje derisa ka shënuar edhe një gol.

Por, pas pranimit në UEFA e FIFA, Valoni mori vendimin që tani e tutje të përfaqësojë Kosovën, vendim të cilin shpreson se do të marrin edhe lojtarë të tjerë.

“Nuk është një vendin i lehtë, pasi vendet që ke luajtur bëjnë presion që të qëndrosh edhe më tej aty – por unë me vëllain vendosëm që të ndahemi, ai të luajë për Norvegjinë ndërsa unë për Kosovën”, tha fillimisht Berisha.

“Mesazhi im për lojtarët? Ju them atyre se për ta marrë këtë vendim duhet të keni ndjenja për atë vend, megjithatë e di se nuk është lehtë. Unë kam shok e shoqe këtu, është vendlindja ime që më dhuron shumë emocione dhe për këtë edhe gjendem këtu”, shtoi 23 vjeçari shqiptar. /Express/