Sport

Berisha nuk dëshiron të rikthehet në Lazio

Mesfushori kosovar dëshiron ta vazhdojë karrierën në Fortuna Dusseldorf, ku është i huazuar këtë sezon nga “Biancocelesti”

Valon Berisha e ka shprehur dëshirën për ta vazhduar eksperiencën gjermane.

Futbollisti kosovar aktualisht është i huazuar në Fortuna Dusseldorf.

Përfaqësuesi kosovar ndihet mjaft mirë në Bundesligë dhe nuk dëshiron të rikthehet në Lazio.

Ish-futbollisti i Salzburgut nuk e ka gjetur veten sa duhet tek “Biancocelesti”, prandaj nuk do ta preferonte një eksperiencë tjetër tek Lazio.

Futbollisti i lindur në Suedi ishte huazuar gjatë janarit tek Fortuna dhe kishte nisur ta rikthente formën ideale para se të shfaqej pandemia koronavirus, e cila e bllokoi totalisht futbollin.

“Tash jam mirë në Fortuna Dusseldorf, një skuadër me mentalitet dhe potencial të duhur. Mbi të gjitha, Bundesliga është mjaft atraktive”, ka thënë Berisha ditë më parë.

27 vjeçari synon që me Fortunën ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë dhe më pas të qëndrojë më gjatë në klubin gjerman. /Gazeta Express/