Aktuale

Berisha: Rama nuk u duk në zonat e përmbytura

Ish kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, pas përmbytjeve që kanë përfshi Shqipërinë, ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk u shprehu qoftë dhe formalisht një ngushëllim familjeve të viktimave dhe vet Rama nuk u duk gjëkundi në zonat e përmbytura.

Ai këtë vlerësim e ka bërë në rrjetin social Facebook, transmeton KosovaPress.

Postimi i Berishës:

Moti i madh mori tre jete! Ngushellime familjeve!

Te dashur miq, moti i madh ne disa rrethe te vendit rreshjet dhe era e rrembyeshme keto 24 ore moren tre jete. Me kete rast le te shprehim ngushllimet tona me te sinqerta familjeve te viktimave per humbjen e njerezve te tyre te dashur dhe ti drejtojme nje thirrje cdo qytetari te mendoje per sigurine e tij dhe njerezve te tij qe te mund te shmanget cdo viktime tjeter!

Qeveria u mblodh, kryeministri nuk shprehu qofte dhe formalisht nje ngushellim familjeve te viktimave dhe vet Rama nuk u duk gjekundi ne zonat e permbytura. Mediat njoftojne se jane hapur portat e hidrocentraleve dhe kjo mund te jete nje mase e domosdoshme por po kaq e domosdoshme eshte dhe transparenca mbi gjendjen e kaskades se Drinit, nivelet ne liqenet e saj dhe shkaqet qe çuan ne hapjen e portave te HEC-eve, siç njoftojne mediat. Njoftimi i popullates qe banon poshte zones se digave per hapjen e portave eshte nje detyrim ligjor!

Urojme qe dita e neserme te jete me e qete dhe se paku te mos kemi humbje te tjera jetesh! sb

the authorSamir Dalipi