Aktuale

Berisha zbulon mesazhet: Si u dhunua mësuesi nga kryebashkiaku i Poliçanit dhe i biri

Ai ka munguar sot në ‘çadrën e lirisë’ përpara kryeministrise, por nuk ka munguar në denoncimet që bën në profili e tij në Facebook

Bëhet fjalë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili sot ka denoncuar dhunën e kreut të bashkisë së Poliçanit , i cili së bashku me të b irin kanë dhunuar një mësues. Ai i referohet një mesazhi të dërguar nga ‘qytetari dixhital’ ku për dhunën që pretendohet se është ushtruar ndaj mësuesit, Berisha i bën thirrje edhe prokurorit për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

“Ne Banditistan mësuesi rrihet per vdekje nga kryebanditi i qytetit! Qytetaret dixhital denonojne; Kryebanditin e Policanit, Zotka dhe te vellain ne arrest shtepie per trafik droge sepse rrahin per vdekje mesuesin e nderuar Feim Hoxha se bashku me djalin e tij, po mesues; Çunat e krimit me uniforme nuk nderhyne dhe nuk marrin padine e viktimave. Lexoni vet mesazhet e qytetareve te nje qyteti te Banditistanit!I bej thirrje prokurorisë te vendose para ligjit keta kriminele me pushtet!”, shkruan Berisha.

Mesazhi

“Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin , policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni.

“Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit

Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha” “Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican.

Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel” / Gazeta Express/