ShowBiz

Berkan bënë flokët si vajzë për të argëtuar vogëlushen e tij (Video)

Artisti nga Shkupi, Berkan, po shijon në maksimum të bërit prind për herë të parë.

Artisti që pas një kohe u rikthye me një projekt në “Kënga Magjike”, për një kohë i ishte përkushtuar tërësisht bashkëshortes dhe vajzës duke u shkëputur nga skena, shkruan GazetaExpress.

E edhe tani që i është rikthyer aktiviteteve muzikore, ai gjen kohë dhe ide si ta argëtojë vogëlushen e tij.

Këngëtari që njihet për humorin e tij ka publikuar disa fotografi ku shihet sa ka bërë flokët njësoj me vajzën dhe të dy bashkë duken vërtetë simpatik.

Berkani kohë më parë për Express Rozë kishte paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor./GazetaExpres/

the authorE B