Rajon & Botë

Besfason Kim Jong-un, flet për emocionet pas takimit me liderin e Koresë Jugore

epa06695830 North Korean leader Kim Jong-un (L) shakes hands with South Korean President Moon Jae-in (R) between the military demarcation line (MDL), at the Joint Security Area (JSA) on the Demilitarized Zone (DMZ) in the border village of Panmunjom in Paju, South Korea, 27 April 2018. South Korean President Moon Jae-in and North Korean leader Kim Jong-un are meeting at the Peace House in Panmunjom for an inter-Korean summit. The event marks the first time a North Korean leader has crossed the border into South Korea sine the end of hostilities during the Korean War. EPA/KOREA SUMMIT PRESS POOL / POOL

Kim Jong Un për herë të parë e kaloi kufirin dhe arriti në Kore Jugore, derisa presidenti jugkorean e lavdëroi për “vendim shumë të guximshëm” të vijë në Jug në takimin historik të dy Koreve.

“Po ndihem se si po e shkrepi sinjalin në vijën e startit në momentin e shkrimit të historisë së re për raportet e Veriut dhe Jugut, paqes dhe prosperitetit”, i ka thënë lideri koreanoverior Kim Jong-un presidentit Moon Jae-in kur ata u ulën në tryezën e negociatave.

Në përcjellje të liderit të Koresë Veriore, përveç motrës së tij më të vogël Kim Jo-jong, ishte vetëm edhe ish shefi i shërbimit të inteligjencës të këtij veni Kim Jong-chol, kuadri kryesor i Kimit i ngarkuar për marrëdhënie me Korenë Jugore.

Tryeza e negociatave është mbaruar ashtu që pikërisht 2.018 milimetra i ndanë dy liderët gjatë bisedimeve pas dyerve të mbyllura.

Moon ka deklaruar se ka pritje të mëdha se ata do të arrin marrëveshje e cila “do të jetë dhuratë e madhe për popullin e gjithëmbarshëm korean dhe të gjithë njerëzve paqedashës në botë”, transmeton Insajderi.com.

AP pretendon se qindra aktivistë konservativë jugkorean i kanë djegur dy flamuj të letrës së Koresë Veriore me fotografinë e Kimit, babait të tij dhe gjyshit, gjatë mitingut i cili është mbajtur në afërsi të fshatit kufitar Panmunxhom ku po mbahet samiti.

“Moon Jae-in, jep dorëheqje”, kanë bërtitur demnostruesit.

Moon dhe Kim e kanë përfunduar sesione e paradites së samitit, ndërsa pasdite është planifikuar takimi i radhës.