Kuriozitete

Beteja vjetore e domateve

Spanja mbulohet në pulpë të kuq.

Mijëra njerëz sulmuan njëri tjetrin me tonë domatesh të pjekura të mërkurën, duke krijuar një rrëmujë të kuqe, të butë në betejën vjetore të rrugës “Tomatina”, në Spanjën lindore.

Në festën në Bunol, 160 tonë domate u shpërndan në turmë nga gjashtë kamionë nëpër rrugët e qytetit për betejën shumë orëshe që tërheq shumë të huaj në mesin e rreth 20.000 pjesëmarrësve.

Njerëzit brohorisnin dhe hidheshin në atmosferë feste, pjesëmarrësit ishin të veshur me bluza. Sapo kamionët u shfaqën në rrugët e ngushta, pjesëmarrësit thërrisnin “Domate! Domate!”.