ShowBiz

Beyonce me rekord të ri në Instagram (Foto)

Shtatzënia e këngëtares me famë botërore Beyonce, ka bërë rekord të ri në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja ka lajmëruar se është shtatzënë dhe pret dy binjakë me bashkëshortin e saj Jay Z. Ky lajm u prit shumë mirë nga të gjithë , ku këtë e tregojnë edhe shifrat se sa kanë pëlqyer dhe kanë komentuar foton, shkruan “People”.

Deri tani ajo foto e këngëtares ka marrë mbi 7.4 milion pëlqimi , dhe ka bërë të lë mbrapa “mbretëreshën” e Instagramit ,Selena Gomez, transmeton KosovaPress.

Selena ka pasur rekordin për pëlqime ku në një foto ajo ka marrë 6.3 milion pëlqime.