Aktuale

Biden: U ndjeva hero para nipërve kur u takova me Majlinda Kelmendin

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka falënderuar qeveritarët që kanë mundësuar takimin me Majlinda Kelmendin.

Gjatë konferencës para medieve të Bidenit, ai ka thënë se u ndie hero para nipërve me rastin e takimit me kampionen olimpike

“Më keni bërë të ndjehem si hero para nipërve të mi, kur sollët Majlinda Kelmendin në aeroport të Prishtinës të takohet me mua”, thotë Biden.

Kujtojmë se Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.