Tech

Bie interneti në gjithë botën?

Keni vërejtur se faqet e internetit po hapen pak më ngadalë sot? Nuk jeni të vetmit.

TeliaSonera, një ISP (ofrues i shërbimit të internetit) skandinav që kontrollon shumicën e ‘tubave të internetit’ në Evropë dhe SHBA, është duke përjetuar disa probleme që ka ngadalësuar qasjen në disa shërbime në mbarë botën.

Siç raporton Slashgear, problemet e TeliaSonera kanë shkaktuar ngadalësim në disa shërbime të njohura, si WhatsApp, Facebook dhe Reddit, transmeton Gazeta Express.

Madje, në disa vende të botës Facebook ka pësuar rënie totale. Në një hartë të lëshuar nga Slashgear, shihen vendet të cilat janë duke përjetuar internet të dobët – të shënuara me ngjyrë të verdhë.

the authorSamir Dalipi