AktualeShëndetësi

Bie numri i rasteve aktive me COVID

Situata me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit ka raportuar një përmirësim, derisa ka rënë numri i rasteve aktive.

Gjatë ditëve të fundit janë raportuar më pak raste me koronavirus, në krahasim me gjendjen gati alarmante të para pak javësh.

Në raportin e fundit nga IKSHPK është njoftuar se 513 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka pasur viktima.

975 persona janë shëruar në këto 24 orë, derisa numri i rasteve aktive është 9,464 duke shënuar kështu një rënie të lehtë nga mbi 10 mijë sa ishin më herët.