Aktuale

Bie numri i rasteve të reja në Prishtinë, rritet në komunat e tjera

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 188 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 10 mijë e 247 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 188 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në krahasim me ditët e kaluara ku në Prishtinë numri i të infektuarve ishte dukshëm më i madh, gjatë 24 orëve të fundit ky numër ka rënë mirëpo, përsëri kryeqyteti është më i prekuri me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus mirëpo, sipas të dhënave të IKSHPK-së, vërehet se numri i rasteve të reja është rritur nëpër komunat e tjera.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

the authorGazetaKNN