“Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
“Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit”, shkruan në reagim.
“Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet më tej në reagim./lajmi.net