Aktuale

Bilanci i fundit: 46 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 46  raste të reja me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa e ka konfirmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.

the authorGazetaKNN