ShowBiz

Bleona Qereti inspirim për Kendall Jenner (Foto)

Mbrëmë në New York është mbajtur mbrëmja e madhe “Met Gala”, ku morën pjesë yjet e gjithë botës nga bota e muzikës, filmit, artit etj.

Padyshim që nuk munguan motrat e famshme Kardashian, ato Hadid, Selena Gomez, Jennifer Lopez, madje edhe Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Ajo që binte në sy ishte veshja transparente e Kendall Jenner, e cila kishte zgjedhur një fustan me rrjetë e që vëreheshin pjesët e trupit.

Mirëpo, duhet kujtuar se një fustan të ngjashëm që u kritikua shumë e kishte veshur në American Music Awards në vitin 2014 këngëtarja Bleona Qereti.

Derisa Bleona u përqesh nga kritikët dhe stilistët e modës, Kendall duket për mrekulli derisa ka të veshur fustanin e zi dhe këpucë të markës Loubotin. /Indeksonline/

the authorE B