Aktuale

Bllokohen sheshet e Prishtinës, policia nuk lejon lëvizjen e qytetarëve

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka bllokuar sheshet e Prishtinës, raporton Front Online.

Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, policia ka vendosur shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të ecin në ato pjesë.

Prezent në këto sheshe janë edhe pjesëtarët e policisë, të cilët po lejojnë qytetarët të kalojnë vetëm përmes rrugëve lidhëse.

the authorGazetaKNN