Aktuale

Bllokohet rruga te bulevardi “Bill Clinton”, dyshohet për një mjet shpërthyes

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën në afërsi të bulevardit “Bill Clinton” është bllokuar për qarkullim, pasi Policia është njoftuar se aty ndodhet një valixhe e dyshimtë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë pranuar një informacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Clinton’ është ndaluar për qarkullim dhe do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, tha ajo.

the authorGazetaKNN