Aktuale

Bllokojnë rrugën pasi veturat lëviznin me shpejtësi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë bllokuar rrugën e fshatit Prilep të Deçanit, me gurë dhe drunj.

Sipas të dyshuarve, arsyeja e bllokimit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së veturave. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/