Tech

BMW M8 do të fillojë të prodhohet në vitin 2019

Edhe pse BMW tashmë disa herë ka paralajmëruar se do të fillojë përgatitjet për prodhimin e legjendarit M8, tashmë një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht.

M8 do të fillojë të prodhohet në vitin 2019 dhe performancat që do të ketë janë më tepër se sa mahnitëse. Në treg do të paraqiten tri versione, coupe, grand coupe dhe cabriolet.

Seria 8 ishte ndërprerë në vitin 1999, ndërsa prototipi ishte paraqitur para disa vitesh.

Sipas informacioneve aktuale, motori i BMW 8 do të ketë 600 kuaj fuqi, V8 agregat 4.4 litra.

Disa informacione flasin se motori do të ketë ndërrues prej tetë shpejtësive.

Çmimi dhe informacionet në detaje për interierin, tash për tash nuk janë të ditura, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, ky nuk është tentimi i parë për prodhimin e M8. BMW diçka të ngjashme kishte provuar edhe në vitet e nëntëdhjeta. Megjithatë, nga i gjithë projekti ishte hequr dorë për shkak të çmimeve të larta.

I gjithë projekti përfundoi me prodhimin e versionit 850 CSi me motor V12, 5.4 litra.