Rajon & Botë

Bolivia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit

Bolivia, një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Amerikën Jugore, ka thyer rekord të shifrës ditore të viktimave të shkaktuara nga sëmundja Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 89 të vdekur, që është shifra më e lartë për periudhën 24-orëshe që nga fillimi i pandemisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në këtë vend shkoi në 3,153, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përpos viktimave, në Bolivi deri më tani janë regjistruar mbi 80,000 raste të personave të infektuar me koronavirus.

Sidoqoftë, disa shtete të tjera të Amerikës Jugore, si Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Kili, kanë shumë më shumë të prekur.

the authorGazetaKNN