ShowBiz

Borussia Dortmund lëshon njoftim për Aubameyangun (Foto)

Borussia Dortmund ka mohuar raportimet e Bild’it se Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur marrëveshje me klubin kinez, Tianjin Quanjian
Gazeta gjermane, Bild ka raportuar se Pierre-Emerick Aubameyang në jnar do t’i bashkohet ekipit kinez, Tianjin Quanjian.

Bild ka shkruar se Tianjin Quanjian do t’i paguar ekipit gjerman 70 milionë euro, derisa lojtarit i ka ofruar një pagë prej 20 milionë euro në sezon.

Por, Borussia Dortmund ka mohuar gjithçka nëpërmjet një postimi në Twitter, përcjell Express.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë klub për sa i përket Aubameyangu, dhe asnjë klubi nuk ka biseduar ndonjëherë për një lëvizje në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Aubameyang ka pasur oferta nga Milan, PSG, Chelsea e disa klube tjera, por Dortmund nuk ka dashur ta shes sulmuesin nga Gaboni. /Express/