Ekonomi

Borxhi publik arrin në 1 miliard euro

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave për katër vjet, në mes periudhës 2013-2017, borxhi publik në vend është dyfishuar. Kështu përderisa në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro.

Ndërtimi i dy autostradave dhe nënshkrimi i kontratës për termocentralin “Kosova e Re” rrezikon ta çojë nivelin e borxhit publik në Kosovë deri në limitet e përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Së paku kjo pritet të ndodhë nëse shikohet trendi i shpejtë i rritjes së borxhit publik në vend. Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave, për katër vjet, në mes periudhës 2013-2017, borxhi publik është dyfishuar.

Kështu përderisa në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro, shkruan tutje.