Rajon & Botë

Bota do të ketë 8 miliardë njerëz më 2023

Popullsia botërore do të arrijë shifrën 8 miliardë në vitin 2023. Kështu ka parashikuar sondazhi i përvitshëm i Kombeve të Bashkuara mbi popullsinë, transmeton Gazeta Metro.

Gjithashtu, vitin e ardhshëm numri i njerëzve që janë mbi moshën 60 vjeç do të kalojë për herë të parë shifrën 1 miliard, shkruan The Guardian.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë deri më 2050 do të vijë nga Afrika sub-sahariane, ku niveli i lindshmërisë së fëmijëve do të vazhdojë të mbetet shumë më lart se në pjesën tjetër të botës.

Më 2050, India do ta tejkalojë Kinën si shteti me më së shumti njerëz, kurse Nigeria pritet të renditet e treta pas SHBA-ve.

Pas 33 vitesh, shtatë nga 20 shtetet më të populluara të botës do të jenë nga Afrika.

Evropa do të jetë më e prekur nga ulja e popullsisë, pasi shtetet e Evropës lindore si Bullgaria, Lituania, Letonia, Polonia, Ukraina e Moldavia do të kenë ulje të popullsisë me 15 për qind. Në të njëjtin nivel janë edhe Serbia e Kroacia.

the authorE B