Rajon & Botë

Brazili shënon mbi 16,000 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 16,409 raste të reja të koronavirusit. Kështu, shifra e përgjithshme e të infektuarve shkoi në 514,849 persona.

Pas numrit të ri të infektimeve, vendi më i madh i Amerikës Jugore mbetet në vendin e dytë në botë për më së shumti të prekur, pas Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket numrit të të vdekurve, Brazili një ditë më parë ia zuri vendin e katërt Francës pasi shifra e viktimave shkoi në 29,314, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pavarësisht situatës shqetësuese, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht e ka nënvlerësuar rrezikun dhe ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese.

the authorGazetaKNN