Aktuale

Bregu i Diellit dhe këto dy lagje mbesin sot pa rrymë

Lagjia Bregu i Diellit, një pjesë e Velanisë dhe Matit 1 sërish sot kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Gazeta Express.

Nga KOSTT kanë njoftuar se nga ora 13:00 është duke u punuar në realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur të shtunën saç thonë në kabllot 10 kV të transformatorit TR3.

“Lidhur me furnizimin me energji elektrike te Bregu i Diellit, një pjesë të Velanisë dhe Matit 1, ju lutem referojuni komunikatës së mëposhtme të lëshuar nga KOSTT. Njoftim për media-Punime intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2. Njoftohen qytetarët që ekipet profesionale të mirëmbajtjes të KOSTT sh.a sot nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e Shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3. Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje. Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MË) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MË aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e plotë të defektit për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil”, thuhet në komunikatën e KOSTT.