Aktuale

Brenda 24 orëve shkaktohen 48 aksidente trafiku

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të përgjithshme, të raportit 24 orësh të policisë thuhet se, nga to 15 aksidente janë me të lënduar ndërsa 33 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu në raport thuhet se janë shqiptuar një mijë e 603 tiketa trafiku dhe 384 të tjera në bazë të ligjit COVID-19./ATVLIVE/