ShowBiz

Brenda festës luksoze të Armina Mevlanit në ditëlindjen e saj (Foto)

Bukuroshja Armina Mevlani ka festuar mbrëmë (e hënë) ditëlindjen e saj.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Armina kishte organizuar edhe një festë, në të cilën nuk munguan miqtë e saj të zemrës dhe i dashuri i saj, Shkëlzen Berisha.

Një natë e mbushur plot me befasi e dhurata duket të ketë qenë kjo për Arminën, e cila përmes rrjetit social Instagram ka ndarë me fansat disa imazhe nga festa.

Në mesin e shumë dhuratave, bukuroshja Mevlani ishte gëzuar edhe me një buqetë të madhe me lule në fund të mbrëmjes, që me gjasë e kishte marrë nga i dashuri i saj. /Telegrafi/

the authorE B