Aktuale

Brenda një dite në Kosovë, katër të vdekur në rrethana tragjike

Dita e sotme ka qenë një ditë e kobshme në Kosovë, pasi që në tri raste të ndara kanë humbur jetën në rrethana tragjike katër persona.
Rasti i parë, dy persona u vranë sot në fshatin Plloqicë të Malishevës, rreth orës 1 pas mesnate, rasti vazhdon të jetë ende në rrethana të paqarta për policinë.

Babai i viktimave ka thënë është e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyer shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç ka thënë ai, ata s’është se kanë pasuri.

“Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, kishte thënë ai shkurt dhe i tronditur nga rasti
Dëshmitarë të ndryshëm nga ky fshatë kanë bërë të ditur që deri tek vrasja erdhi pasi disa persona tentuan të plaçkitin familjen Maloku e më pas shtinë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve, Shani e Bahri Maloku, shkruan lajmi.net.

“Nga ora 1 e mesnatës kemi dëgjuar se po ndodh diçka pasiqë fshati u mbush me vetura të fshatarëve dhe policisë”, ka rrëfyer F.G. nga fshati Plloçicë për Periskopin.

“Nuk besojmë që mund të ketë ndodhur ndryshe sepse ka kohë që fshati ka probleme me hajnat”, thotë F.G.

Ai thotë se dy vëllezërit kanë dalur në oborr të shtëpisë kur kanë dëgjuar se dikush ka hyrë në oborr.

U njoftuar se njëri nga vëllezërit kishte vdekur rrugës për në Qendrën Klinike të Mjeksisë Familjare të Malishevës, e tjetri rrugës për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga viktimat ishte pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, kjo është konfirmuar edhe nga Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për FSK-në.

Policia kishte njoftuar se dy persona ishin arrestuar si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre. Blerim dhe Besim Maloku ishin intervistuar nga policia në lidhje me këtë rast. Por lajmi.net merr vesh se pas intervistimit të dy janë liruar.

Familja e të ndjerëve ka hapur të pamën për vëllezërit e vrarë.
Rasti i dytë i vdekjes në rrethana tragjike, sot u shënua në rrugën “Bajram Curri” në Gjakovë, ku një 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri, ndërkaq që Policia e Kosovës po heton detajet e rastit.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës Lirie Podrimaj policia i mori në orën 10 e 30 të ditës së sotme.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N rreth 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë”, deklaroi Podrimaj.

Rasti i tretë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites (rreth orës 14:40) ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet si pasojë ka humbur jetën një person.

Në aksident ishin të përfshira një veturë e tipit “Opel Corsa” dhe një kamion. Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura ende nga policia. /Lajmi.net