Aktuale

Brenda një dite Policia shqipton mbi 200 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 235 gjoba, për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj kohe, janë shqiptuar edhe një mijë e 184 tiketa trafiku.

Derisa në 24 orët e fundit janë shkaktuar 62 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar ndërsa 36 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu njoftoi se brenda ditës, ka arrestuar 11 persona dhe shtatë të tjerë janë dërguar në mbajtje./ATVLIVE/