Rajon & Botë

Britania e sheh të domosdoshme marrëveshjen me BE-në për Brexit

Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier theksoi sot se asgjë nuk do ta justifikonte mungesën e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian.

“Për mua nuk do të ketë asnjë justifikim të arsyeshëm për skenarin e “no deal” (pa marrëveshje – shën. i përkth.) nuk ka asnjë arsye për të përkeqësuar më shumë pasojat e Brexit, ja pse ne kërkojmë një marrëveshje”, theksoi ai në një konferencë para përfaqësuesve të shoqërisë civile evropiane në Bruksel.

“Ja pse 27 shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian kërkojnë një marrëveshje dhe e them këtë për partnerët britanikë, një marrëveshje e ekuilibruar është më e preferueshme deri tani se sa mungesa e një marrëveshjeje”, nënvizoi ai.

“Në realitet “no deal” do të përkqësonte situatën humbëse/humbëse që rezulton domosdoshmërisht nga Brexit. Dhe mendoj se Britania e Madhe do të humbë akoma më shumë se partnerët e saj”, shtoi ai, përcjell Atsh.

“Në një negocim klasik, “no deal” rikthehet në status quo. Në rastin e Brexit, “no deal” do të ishte një rikthim në të kaluarën e largët”, deklaroi Barnier.