Rajon & Botë

Britania futet në recesion ekonomik për herë të parë pas 11 vjetësh

Ekonomia e Britanisë së Madhe e ka pësuar rënien më të madhe mes prillit dhe qershorit pasi masat kufizuese të pandemisë e futën vendin në recesion për herë të parë që nga viti 2009.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia në tremujorin e dytë u tkurr për 20.4 për qind, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shpenzimet e amvisërisë ranë me të madhe pas urdhrit për mbylljen e dyqaneve, ndërsa rënie shënuan edhe prodhimi në fabrika dhe sektori i ndërtimtarisë.

Kancelari Rishi Sunak i tha televizionit BBC se qeveria britanike është duke u përballur me diçka që është e pashembullt dhe se kjo është një kohë shumë e vështirë dhe e paqartë.

Sidoqoftë, Zyra për Statistika kombëtare njoftoi se ekonomia filloi të rimëkëmbet në qershor pasi qeveria filloi t’i lehtësojë masat e izolimit.

Në baza mujore, ekonomia britanike nga maji në qershor u rrit për 8.7 për qind, ndërsa nga prilli në maj ishte rritur vetëm për 1.8 për qind.

Mbyllja e fabrikave ndikoi që prodhimi i veturave të binte në nivelin më të ulët që nga viti 1954, ndërsa ekonomia pësoi më së shumti në prill, kur ishte kulmi i pandemisë.

the authorGazetaKNN